Balluku nga Rruga e Arbrit, zbulon ditët që aksi nuk do jetë në shërbim të qytetarëve

Rruga e Arbrit pritet të hapet më 29 nëntor siç edhe është deklaruar nga vetë kryeministri Edi Rama, por nuk do të jetë në disponim të qytetarëve shqiptarë në 365 ditët e vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Balluku tha se kanë bërë një “monitorim” për vitet e fundit dhe kanë dalë në përfundimin se në pjesë ku po punohet për ByPass-in nuk bie më shumë se pesë ditë në vit dëborë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre ditëve, Balluku tha se rruga do të mbyllet dhe se qytetarët do të mund të përdorin vetëm rrugën e vjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse do të marrin në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por kaskadat e Drinit po mbushen. Ne kemi bërë dhe një monitorim për vitet e fundit dhe na rezulton se nuk bie dëborë më shumë se pesë ditë në vit dhe këto ditë që do të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in. Maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur. E kuptojmë që kjo është një rrugë e parametrave evropiane dhe thërret për shpejtësi, por absolutisht nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Shoferët duhet të kenë kujdes në përdorimin e kësaj rruge. Kjo është një rrugë e re dhe me siguri do të duhet kohë sat ë ambientohen”, tha Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?