Balluku: Nga shtatori vendoset fasha e energjisë, do të jetë 800 kilovat/orë!

Qeveria nga muaji shtator do të vendos një fashë për harxhimin e energjisë, e cila do të jetë 800 kilovat/orë dhe jo 700 sa ishte menduar fillimisht.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Energjisë Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se abonentët që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë.

“Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por nga ana tjetër, 800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen. Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse jo brenda Verës, do të bëhet në fillim të Shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë, është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike, e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ministrja Balluku për Klan News.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?