Balluku njofton vendosjen e paneleve diellore në godinat institucionale për të kursyer energjinë elektrike
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se qeveria po shqyrton vendosjen e paneleve diellore në godinat institucionale, në mënyrë që ato të prodhojnë energji.
Në një konferencë për mediat, Balluku deklaroi se KESH ka hartuar një plan masash të cilat do të shqyrtohen e më pas do të vendoset nëse do të implementohet ose jo.
“Unë do të thoja diçka tjetër, nuk duhet të jetë vetëm çmimi. Shqetësimi që duhet të jemi është mungesa e produktit në treg. Në fushën energjitike nuk është një sfidë vetëm çmimi që përditë është një sifdë e re. Sot ne po përballemi me mungesën e kapaciteteve prodhuese. Nëse dalim në import, nuk përmbushim sasitë e kërkuara. Sassitë që sot prodhohen, që bazat janë termocentralet, nuk ka sasi në treg. Çështje që do sjellë kufizime. Kjo duhet të jetë e qartë. Po punojmë për të normalizuar kaskadën. Për të mos e futur Shqipërinë në një program kufizimesh. Vendet e tjera e kanë nisur që nga godinat qeveritare. Një praktikë që po e shqyrtojmë dhe KESH ka prodhuar një plan masash që ne do ta nisim nga administratat për ta shpërndarë. Nga orët që godinat shtetërore ndriçohen nga jashtë apo brenda. Ndërprerja e pajisjeve kur të mbbyllet orari zyrtar, apo shumë masa të tjera që do i ndajmë publikisht nga ju”, tha Balluku.