Balluku për riatdhesimet:Pas Italisë po përpunojmë Gjermaninë dhe Francën

Sikurse është njoftuar të shtunën nis procesi i riatdhesimit të qytetarëve shqiptar nga Roma. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, shpjegoi procedurën që do të kryhet përmes rezervimit online dhe tha se prenotimet do të nisin që ditën e enjte në orën 10:00.

“Prenotimet do të fillojnë që ditën e enjte në orën 10:00. I gjithë mekanizimi është i sigurt për të sjellë qytetarët që kërkojnë të riatdhesohen, por duke ruajtur nivelin e masave”, u shpreh Ministrja.

Më tej ajo bëri më dije se në vijim do të kryhen fluturime edhe nga vende të tjera të botës, varësisht rezervimeve që do të kryhen nga qytetarët shqiptarë.

“Ne do të udhëtojnë në të gjitha destinacionet në të cilat do të ketë kërkesa për të riatdhesuar shqiptarë. Kemi përcaktuar dy destinacionet e para, Romë dhe Milano, por ndërkohë jemi duke përpunuar dy destinacione të tjera, Gjermania dhe Franca ku ka kërkesa të larta për riatdhesim”, u shpreh Balluku. Ministrja tha se qytetarët do të qëndrojnë në karantinë në hotelet që do të rezervojnë dhe paguajnë vetë, ndërsa pohoi se operacioni nuk ka një afat skadence dhe do të vazhdojë sipas kërkesave të qytetarëve që duan të kthehen.

SHKARKO APP