Balluku: Programi i Infrastrukturës Bashkiake V shtrihet në disa qytete të vendit
“Në Lezhë ka nisur zbatimi i Programit Infrastruktura Bashkiake V, përmes të cilit parashikojmë ndërhyje të rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Një projekt, falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtar KfW, SECO, WBIF dhe IPA2018, dhe që përfshinë ndërtimin e furnizimit me ujë për Kodër Marlekaj, Kakarriq dhe Gocaj, ndërtimin e sistemit të ndarë të ujërave të bardha për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, si dhe rehabilitimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur. Programi i Infrastrukturës Bashkiake V shtrihet në disa qytete të vendit duke ndikuar kështu në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre.