Bamir Topi: PD me lider Berishën nuk ka asnjë shpresë të rikthehet në pushtet

Ish-presidenti Bamir Topi i qëndron stoik idesë se sa të jetë Berisha në krye të PD-së, nuk ka fitore për demokratët. “Nëse Berisha drejton opozitën që quhet si institucioni i shpresës, sipas Topit është e ndaluar që të shpresosh dhe të ëndërrosh”- tha ish-presidenti demokrat.

“Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet të studiohet nga politologë seriozë. Nga sociologë, nga psikologë, pra nëse është aftësia e tij, nëse është një lloj varësie independence e njerëzve që janë pranë tij sepse ka ndodhur një tërmet shumë i fuqishëm brenda pak kohësh. Ç’më intereson mua historia e vulës apo siglës. Unë mbaj mend një ditë janari që mu kujtua filmi Skënderbeu kur turqit shkonin për të pushtuar kalanë e Krujës. Kjo ndodh, në këtë lloj aktualiteti, dikush e quan absurditet, dikush e quan aftësi, trimëri, por historia është që në këtë terren shqiptar, në këtë mjedis që nuk arrin të identifikosh më cili është qytetar normal dhe jo normal, pikërisht kjo pjesë shkon dhe jep çmimin për të riardhur sërish dhe për të drejtuar institucionin e shpresës, opozitën. Institucionin e shpresës nëse e drejton ky personazh atëherë ti e ke të ndaluar të shpresosh, të ëndërrosh”- tha Bamir Topi.

SHKARKO APP