Bamir Topi: Presidenti duhet të zgjidhet me referendum, fiton me dinjitet

Bamir Topi thotë se Presidenti në Shqipëri duhet të zgjidhet me referendum popullor, pasi për të i jep dinjitet Kreut të Shtetit, ndërsa në të kundërt ai komandohet nga kryeministri. Duke folur për idenë nëse do të kthehet ose jo në politikën aktive, Topi tha se nuk është lojtar që shkonë në fushë kur e thërret trajneri, por kur do vetë.

”Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me Referendum. Vërtet Shqipëria është Republikë Parlamentare, por nuk cënohet asgjë. Por institucioni i Presidentit fiton dinjitet.

Kur të bëjë komunikimin me njerëzit, e bën në emër të vokacionit të njerëzve që e kanë çuar atje. Ndërsa në çdo moment, ai që është kryeministër i thotë ‘shiko, po deshe leje’ se nesër zgjedh Presidentin tjetër me numrat.

Unë nuk kam qenë lojtar që jam futur në lojë kur ka dashur trajneri, unë jam futur në lojë kur kam dashur unë. Me eksperiencën politike që kam unë, nuk është dinjitoze të diskutojmë që të pres ftesë. Nga kush ta pres ftesën”, tha ndër të tjera Topi.

SHKARKO APP