Banakierja kishte filluar punë prej 10 ditësh në lokal, sot përcillet në banesën e fundit

Mimoza Paja është banakierja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Ajo dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës dhe të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen. Mësohet se Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare.

Ndërkaq, sipas Klan News gruaja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në këtë lokal, ndërsa mësohet se ditën e sotme ajo do të përcillet për në banesën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e atentatit në lokalin e Fatjon Muratit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, janë plagosur edhe shtetasit Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu nga thyerja e xhamave të lokalit mbeti e plagosur dhe një vajzë në moshën 10-vjeçare, mbesa e Mimoza Pajës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?