Banakierja u vra në lokalin e tij, Fatjon Murati shpallet i pafajshëm

Fatjon Murati është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në lidhje me akuzën e armëmbajtjes pa leje, për arsenalin e armëve që u sekuestrua disa muaj më parë në Sauk.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës ta dënojë me 3 vite burg Fation Muratin, i cili po gjykohej në mungesë për shkak se ishte larguar dhe kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë pas atentatit që u krye në lokalin e tij.

Murati u vu në përgjegjësi penale për shkak të një gjurme gishti të tij në kutinë e një pistolete, pjesë e një arsenali armësh të gjetura në banesat e Kristian Gjinit në Sauk. Nga hetimi nuk u provua që Murati të kishte kontakte me Gjini, apo të kishte qenë tek banesat ku u gjet kjo pistoletë.

Emri i Fatjon Muratit u bë i njohur kur disa muaj më parë ndaj lokalit të tij në “Don Bosko” u qëllua me breshëri armë, ku për pasojë u vra banakierja, teksa u plagosën dhe 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve të afërm.

SHKARKO APP