Banda A-8, në prangat e policisë italiane bien katër “skifterë”

 

Policia italiane njoftoi se vuri në pranga 4 shtetas shqiptarë, në operacionin “Banda e A8-ës”.

Aurel Leka, 24 vjeç, Oltion Balozi, 25 vjeç, Admir Ruçi, 21 vjeç dhe Arben Perskura, 28 vjeç janë vënë në pranga, dirsa për tre të parët ishte lëshuar më parë një mandat arresti nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karabinierët e Latisanas arrestuan 4 shqiptarët, të cilët konsiderohen përgjegjës për qindra vjedhje në zonën e Friulit, Venetos, Emilia Romanjas dhe Toskanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banda ishte e mirë organizuar, pasi përzgjidhnin me kujdes banesën, shqiptarët vepronin me shpejtësi dhe grabisnin sende me vlerë, bizhuteri si edhe automjete të shtrenjta.

Nën cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një automjet tip Audi A8, bizhuteri të çmuara, me vlerë mbi 120 mijë euro, të vjedhura brenda një nate dhe një sasi çantash e syzesh me vlerë.

Vlera totale e mallit të sekuestruar shkon rreth 200 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?