”Banda e bravave”, Noka: Rama po mbron pengun e tij nga demokratët

Deputeti i PD-së, Flamur Noka thotë se Lulzim Basha sot nga bandat e Edi Ramës. Në një prononcim për mediat, Noka shtoi se banda e bravave ka vjedhur zyrat e FRPD-së.

”Ustallarë bravash, janë drejtues partie. Çdo ditë demaskohen në sytë e shqiptarëve. E kanë rrethuar partinë me policinë e Edi Ramës, po se nga kush do mbroheshin? Nga demokratet? Unë nuk kam parë, po të kisha parë do të flisja ndryshe. Vjedhje vandalizim të zyrave të FRPD-së.

Është njoftuar policia. Banda e brava është mbyllur në bunker. Ja kjo është i vjedhin zyrat. Imagjinoni si të përballet ku dhe të mundin Edi Ramën? Kur ai lutet që t’i mbrojë Edi Rama nga demokratët. E imagjinoni se si ka përfunduar peng Basha.

Kjo është selia e demokratëve, nuk është selia e bravave. Jashtë selisë po e mbaron Rama pengun e tij nga demokratët. Demokratët nuk janë vandalë, por njerëzit më të cilvilizuar të këtij vendi. Pyesni pengun se pse u kundërvunë”.

 

SHKARKO APP