Banda e Cërrikut, Apeli dënon 3 persona me burgim të përjetshëm
Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin përfundimtar për bandën e Cërrikut. U dënuan 3 persona me burgim të përjetshëm.
U la në fuqi vendimi i shkallës së parë për 9 të pandehurit e deklaruar fajtorë, dhe nga Apeli u deklaruan fajtorë edhe ata të pandehur që ishin deklaruar pjesërisht të pafajshëm për ndonjë episod.
Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu) janë 3 personat e dënuar me burgim të përjetshëm.
Anëtarët e bandës së Cërrikut u rigjykuan në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në Apel SPAK u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi.