Banda e lidhur me Ndrangheta-n, 1 nga kokat është shqiptar
Një bandë kriminale e lidhur me klanet mafioze, një nga kapot e së cilës është shqiptar, është shkatërruar nga policia italiane.
Mediat italiane shkruajnë se në vijim të hetimeve të nisura nga viti 2017, policia ka ekzekutuar 13 urdhër-arreste. Po sipas tyre, 11 prej të arrestuarve do të lihen në burg dhe 2 në arrest shtëpie.
Mbi ta rëndojnë akuzat e organizimit të strukturuar mafioz, zhvatjes e kërcënimit të dhunshëm, tentativës për grabitje, dhunim fizik ndaj personave dhe për armëmbajtje pa leje.
Banda drejtohej nga italiani Giuseppe Trovato me nofkën “Peppino”, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta, si dhe nga shqiptari Ismail Rebeshi, i cili njihej me emrin Ermal.
KOHA JONË SONDAZH

