Banda e Selenicës, atentatet që përgjakën Vlorën

2018 u mbyll me vrasje mes bandave dhe 2019 nisi me luftën mes tyre. Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin e mbrëmjes së hënë në Vlorë ku Mikel Mehemti mbeti i plagosur por nuk ka kapur autorët. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga spitali i Vlorës u dërgua në spital privat në Tiranë. 41-vjeçari dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri, kur por qarkullonte nëpër qytet me makinën e tij ”Audi A3”. Policia nuk ka kapur autorët por ka gjetur makinën e tyre të djegur pas atentatit.

Mehmeti është banor nga Selenica dhe njihet si lidhje e Llanajave të cilët janë perfolur për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015-s, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në burg. Plagosja e Mehmetit, erdhi si pasojë e kalvari të gjatë atentatesh me vrasje dhe plagosje, ndaj asaj që quhet “Banda e Selenicës” dhe që përbëhet nga anëtarë të fisit Llanaj.

Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj. Në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj. Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur. Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 1 tetor të vitit 2017 do të shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur. Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar por kërkojnë të marrin jetë të tjera. Më i fundit është atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?