Bandat më të rrezikshme në Shqipëri, që bënë epokë në krimin e rrugës
Ekrani i vogël i televizorit në vitet 90-të për Shqiptarët ishin luks e për më tepër shikimi i filmave të huaj, gati e pamundur. Periudha e trazuar bëri që filmat aksion me grupe kriminale apo me banda, të nisnin dhe në vendin tonë. Kjo u pa në rrugët e vendit, e që nisi me ata që e cilësonin veten si më të fortët e lagjes, që vendosnin ligjin e rrugës e të armatosur mund të bënin cfarë mendja ju thoshte.
Por kush ishin të fortët që bënë epokë në krimin e rrugës?
Gaz Muça një kriminel në fillim të viteve ’90, ishte kapo i bandës “Djemtë e Rrugës Bardhyl”. Rivalët e tij ishin “Djemtë e Trenit të Vjetër” të drejtuar nga Naim Zyberi. Më 7 prill 1992 vetëm tri muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania, tmerri i Tiranës, Gaz Muça u vra në zonën e Xhamllikut. Vite më pas, në 2 Korrik 1997, Naim Zyberi vrau përpara shtëpisë së tij Artur Grorin. Pas kësaj vrasje ai largohet në Itali. Por në vitin 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambientet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur si infermier.
Në 1999 një vrasje makabre tronditi Tiranën
Ishte 22 qershor 1999, ku Denis Gina dhe Medjan Shehu pjesë e bandës së “Rrugës së Kavajës”, u ekzekutuan me antitank edhe pse po udhëtonin me makinë të blinduar. Policia akuzoi për këtë vrasje Ilir Bardhin dhe Genci Ferhatin. Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper në qelinë e paraburigimit 313 në 9 mars të vitit 2000. Në tre vite nga vitit 1998 deri në 2001, banda e përçarë e “Rrugës së Kavajës” prodhoi 23 viktima. I fundit besohet se është jetë Franc Konomi, i vrarë në korrikun e vitit 2010. Me të vetmin ndryshim, pasi tashmë vrasësit janë enigmatik. Policia i arkivon ngjarjet si larje hesapesh të vjetra.
Viti 1997
Shteti ligjor nuk funksiononte dhe populli kishte marrë armët dhe qarkullonin lirshëm nëpër qytete e rrugica ku u vranë qindra e mijëra të pafajshëm. Ai vit do të shënonte edhe gjallërimin e disa prej bandave më famëkeq në vend. Të gjithë e njohin bandën e fashme të Çoles në Vlorë e drejtuar nga Zani Çaushi, e cila solli një seri ngjarjesh kriminale në qytet.
Aldo Bare
Aldo Bare një ndër emrat që shtinin frikën deri në fillim të viteve 2000. Ai dhe organizata e tij ishte një tjetër bandë që terrorizoi Lushnjen. Ata njiheshin si autorë të shumë krimeve makabër në Lushnjën e vitit 1997. Lufta mes Bares dhe bandës rivale në Lushnje, nisi pasi atij i vranë vëllain në fillin të 1997.
Altin Dardha
1997 solli edhe një stil të ri vrasësi. Djali shtatlartë nga lagjja “Çelepias” i Beratit ishte një vrasës individualist që qëllonte pa ndonjë qëllim, thjesht për dëshirën e tij. Dardha akuzohet për dhjetëra vrasje, madje ishte kaq mizor sa për të përmbushur dëshirat e tij kriminale, qëllonte barbarisht tek njerëz të pafajshëm thjesht për ti shtuar në arkivin e tij. Vrasjet për të ishin në formë bastesh, e vret se vret.
Vitet 2000
Bandat nuk po prisnin thjesht për qef dhe për të treguar forcë. Ishte koha kur bandat lanë përplasjet në rrugë dhe u panë vrasësit me pagesë. Me mijëra ngjarje mbeten pa autor.
Dritan Dajti
38 vjeçari Dritan Dajti, njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. I dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes. Historia e tij u mediatizua kur Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Ai ka qenë pjesë e Bandës së Rrugës së Kavajës dhe po gjykohet tashmë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ngjarje e gushtit të 2009-ës.
KOHA JONË SONDAZH

