Banesa 2 katëshe në flakë, ja si shpëtoi familja në Mirditë

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses dhe e banorëve të fshatit Domgjon në Mirditë ka shpëtuar nga zjarri anëtarët e familjes së Mark Ndokës.

Shtëpia dykatëshe e kryefamiljarit është përfshirë nga flakët, ndërsa shkak është bërë fëmija i vogël i familjes, i cili dyshohet  se në momentin e zjarrit kishte në dorë një shkrepëse dhe po luante me të.

Kanë qenë vetë të afërmit e familjes që kanë denoncuar rastin  në “BalkanWeb”. Sipas tyre, kati i parë i shtëpisë dykatëshe  është djegur plotësisht nga flakët, ndërsa apelojnë për ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?