Banesa iu shkatërrua nga tërmeti, Xhaferaj denoncon rastin e durrsakut: Bonusi i qirasë iu dha vetëm një herë
Kreu i PD-së të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ditën e sotme ka vizituar banesën e një banori të cilën e shkatërroi tërmeti i 26 Nëntorit.
Xhaferaj ka bërë një denoncim duke thënë se banesa e këtij banori është shpallur DS4, ndërsa bonusi i qirasë i është dhënë vetëm një herë. Banori në fjalë i prekur nga tërmeti tragjik është detyruar që familjarët t’i dërgojë në Itali për shkak se nuk ka ku t’i strehojë.
Në fund Xhaferaj shprehet se pas 25 prillit qytetarët do të marrin atë qu u takon, pasi mbështetja ndërkombëtare nuk ka munguar asnjëherë.
“Shtëpia e këtij banori është shpallur DS4. Bonusi i qirasë një herë i jepet, tre herë jo. Është detyruar që familjarët t’i dërgojë në Itali tek afërmit, pasi nuk ka vend se ku t’i strehojë.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm që ne denoncojmë, pasi pjesa më e madhe e të prekurve nga tërmeti sorollaten më kot nëpër dyert e institucioneve shtetërore. Pas 25 prillit qytetarët do të marrin atë që i takon, pasi mbështetja ndërkombëtare nuk ka munguar asnjëherë.” Shkruan Xhaferaj.
Bashkëbisedimi me qytetarin:
Banori: Kemi që kur ra tërmeti. Nuk kishim mundësitë ku të rrinim. Vëllai është vetë i pesti tek shtëpia. Unë me nënën. Me gjithë motrën me dy kalamajtë kanë shkuar në Itali se i mori m otra tjetër. Nënë e kam të sëmurë me zemër. E mori motra ta kuroje.
Xhaferaj: Shtëpia DS4. Njëherë jepet bonusi?
Banori: E kalojnë një muaj, ndërsa tre muaj se kalojnë fare. Kam ikur të bashkia kam bërë kërkesë disa herë.
Xhaferaj: E vetmja gjë që bënë është që vodhën paratë për shkolla. Nga tre miliard lekë për një shkollë. Shkolla që inauguroj Edi Rama edhe rrjedhin pasi i inauguroi. Paratë aty janë se janë paratë e botës. Mbas 25 prillit shtëpia do bëhet. Ashtu si duhet bërë. Nuk je vetëm ti, se po sorollaten shumë nëpër dyert e bashkisë. Tjetri e ka shtëpinë në mes të Durrësi, ai u thotë do ndërtoj në periferi. I ka futur njerëzit në stres është kthyer ne makthin e qytetarëve durrsak.”