Banesat e braktisura ”fole” për të droguarit, qytetarët: Këtu ka të vdekur

Godina të vjetra dhe të braktisura në Vlorë janë kthyer edhe në një bazë për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Banorët ndihen të rrezikuar. Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje, pasi rreth këtyre zonave lëvizin çdo ditë fëmijë e të moshuar.

“Për këtu ka vdekur një djalë nga Çolja”, tha një qytetar. “Të rregullohen ose të prishen ose t’i kthehen pronarit”, thotë një tjetër. “Disa prej këtyre unë i njoh, janë të varur dhe nuk i ndalon dot”, vijon një tjetër qytetar.

SHKARKO APP