Banesat e dëmtuara nga tërmetet në Korçë, Rama zbulon planin e rindërtimit

Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr 10, në Tiranë premtoi se banesat e prishura nga tërmetet në fshatin Floq të Korçës, do të rindërtohet dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës. “Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, ku çdo bashki do marrë përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si Parti Socialiste të japim ca kontribute, më mirë të ndërtojmë një shtëpi aty se sa të bëjmë ca postera. Pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?