Banesat e prekura nga tërmeti/ UKD: Pezullimi i kontratës është falas, dokumentet që nevojiten
Përmes një deklarate zyrtare, ujësjellës-kanalizimeve në Durrës, ka njoftuar se të gjithë qytetarët që janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë duke nisur nga ky muaj. Ky insititucion njofton se pezullimi i kontratës do të bëhet falas, vetëm me anë të një libreze uji dhe kartë identiteti.
“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund ti pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit”.
KOHA JONË SONDAZH

