Banesat e vjetra rrezik në Gjirokastër

Nje banesë dy katëshe në lagjen “Pllakë” në Gjirokastër e ndërtuar në vitet 1800,  është kthyer në rrezik  për qytetarët pasi gurët e dërrasat bien çdo ditë nga çatia e saj. Shtëpia është braktisur 10 vite më parë ndërsa banorët tregojnë se mbi të nuk është ndërhyr asnjëherë për restaurim

“Është në hyrje të qytetit dhe dërrasat janë kalbur dhe mund të bien nga çatia e të dëmtojnë njeri por dhe prishin imazhin e qytetit” thotë një banor

Drejtori i monumeneteve  të kulturës Vaso Polo thotë se ndërhyrja në objektet e  vjetra të Gjirokastrës është e pamundur finaciarisht

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaso Polo: Nuk bëjmë dot investime të rangut të lartë të mirëmbajtjes. Vetëm një banesë mund të kërkojë 500 mijë euro për tu rikonstruktuar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 200 shtëpi monumente të kategorisë së dytë dhe të parë në Gjirokastër janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme gjatë 2 dekadave të fundit. Ritmi i restaurimeve që nisi këtë verë dhe po vijon ende në pazarin historik dhe disa komplekse banesash ka sjellë impakt pozitiv dhe një imazh të ndryshuar të Gjirokastrës si destinacion turistik, por për lagjet e vendosura pas kalasë, ritmi i degradimit është 2 herë më i lartë se ai i restaurimeve.

Ora News - Banesat e vjetra rrezik në Gjirokastër

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?