Banesat historike të Beratit dhe Gjirokastrës ende të paregjistruara

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tha në studion e lajmeve të Ora News se ka shuma banesa të periudhës së Turqisë që janë ende të paregjistruara.

Lame solli shembullin e qyteteve historike si Berati, Gjirokastra, Kruja që pjesa më e madhe e banesave janë të paregjistruara.

Lame: Përgjithësisht këtu flasim për shtëpitë e para 1991, pra kur mendojmë për këtë mendojmë për shtëpitë e Enverit nga vitet 50-90. Mos harrojmë që edhe shumica e ndërtimeve të para 1944, pra ndërtime të kohës së Turqisë janë të paregjistruara akoma. Që do të thotë një pjesë e mirë e Beratit historik është e paregjistruar, një pjesë e mirë e Gjirokastrës historike është e paregjistruar. Lagjia “Kala” në Elbasan ka zona të tëra të paregjistruara, Kruja, Shkodra etj. Pra janë zona të vjetra që nuk i ka lëvizur njeri, aty kanë qenë dhe nuk janë interesuar asnjëherë. Në momentin që u lind nevoja ndodhen përpara një stresi të paimagjinueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?