Banesat në Bërzanë mund të rrezikohen nga flakët, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata nga zjarri në zonën e Bërzanës të Njësisë Administrarive të Zejmenit në Lezhë, është përkëqsuar rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Riaktivizimi i vatrës së zjarrit është në një terren sipërfaqe me bimësi të dendur me shkurre.

Flakët janë përhapur në masivin me pisha të kësaj zone, duke rrezikuar dhe banesat. Në terren ndodhen 32 forca të ushtrisë, 3 mjete zjarrfiëse ndërsa emergjencat civile të bashkiëe dhe shërbimi pyjor nuk janë më shumë se 3 persona, ndërsa në ndihme janë edhe 4 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të lartë e favorizuar nga era. Rritja temperaturave ka ndikuar negativisht dhe për momentin vatra nuk kontrollohet pasi është e shpërndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve për Abc News, bëhet e ditur se rreth 500 metra poshtë vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa të cilat mund të rrezikojnë nëse marrin në drejtim të banesave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Terreni i vështirë, shpat i thyer dhe distanca e vatrës larg infrastrukturës se vendosur në gatishmëri e bën të pamundur vënien në kontroll. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të normalizuar situatën, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e krijuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?