Banka Botërore: Për PPP po hartojmë raport, duhet transparencë
Kur qeveria sapo ka miatuar dy PPP për ndërtime rrugësh, Milot – Balldren dhe Orikum -Dukat një tjetër apel vjen nga Banka Botërore.
Gjatë prezantimit të situatës ekonomike përfaqësuesit e Bankës Botërore kërkuan nga qeveria më shumë transparencë dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian.
“Zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me miratimin e një ligji që mandaton ministrinë e financave të kontrollojë PPP dhe jep hapësirë për më shumë transprencë lidhur me kontrata. BB ka qenë e angayhuar me qeverinë për aspektin e monitorimit, Një nga pikat kryesore është hartimi i një raporti për PPP përmes të cilit synohet jo vetëm dhënia e informacionit por dhe performanca e tyre ne mendojmë se është një instrument i rëndësishëm”
Sa i takon letrës që kryetari i PD-së i dërgoi bankave tregtare ku i kërkoi të mos investonin PPP, drejtuesja e Bankës Botërore u shpreh se i tkaon bankave të vendosin nëse duan të financojnë apo jo.
“PPP nuk janë një gjë e keqe, sepse asnjë vend nuk përmbush dot nevojat infrastrukturore nëse nuk përdor PPP. Është mënyrë e mirë për të punuar me sektorin privat për të investuar me sektorin privat dhe për tu përballur me sfidat me të cilat haseni. Çështja është si i strukturoni ato, duke parë transparencën, përfitimet për të dyja palët dhe përparësitë.
Ku duhet të investojnë bankat i takon sektorit bankar të vendosë, sepse çdo bankë kur vendos për një investim shikon se çfarë ka kuptim për ta dhe natyrisht të japë llogari aksionerëve të tyre. Kemi një sektor mjaft të gjallë këtu në Shqipëri. Këto vendime ua lë atyre. Nuk mund të themi nuk mund të bëhen PPP, kjo varet si zgjidhen, cilin sektor, kush janë përparësitë cështja e transparencës dhe monitorimi që është shumë kritik e cdo qeveri duhet të marrë shumë seriozisht”