Banka e Shqipërisë e ka çuar në 6.15 miliardë euro, nivelin e rezervës valutore

Banka e Shqipërisë e ka rritur më tej nivelin e rezervës valutore gjatë gjashtëmujorit të dytë të këtij viti.

Sipas BSH-së, në fund të muajit tetor, vlera e rezervës valutore arriti në vlerën 6.15 miliardë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me tetorin e vitit 2023.

Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor për të rritur vlerën valutore dhe ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit euro-lek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kalendarit të ndërhyrjeve 2024, parashikohet që shuma e synuar për t’u blerë nëpërmjet ankandeve deri në fund të vitit të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend.

Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlere të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe. /j.p/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?