Banka e Shqipërisë ”frenon” rënien e euros

Banka Qendrore me qëllimin për të ndaluar rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun, ka zhvilluar 3 ankande për blerje valute në muajin tetor. Banka e Shqipërisë zhvilloi disa ankande në muajt prill-qershor, ku tërhoqi 272 milionë euro, me synimin për të rritur rezervën valutore.

Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137 milionë eurove.

Ndërhyrjet nuk kanë dhënë efekt të fortë në kursin, i cili e lë euron në kuota nën 100 lekë prej disa muajsh, megjithatë guvernatori është shprehur se Banka ka marrë masa për stimulimin e pagesave në lekë brenda vendit, për të dekurajuar transaksionet në euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?