Banka e Shqipërisë: Përdorimi i tepërt i valutës së huaj, rrezik për ekonominë

Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë. Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.

Përdorimi i tepërt i valutës në ekonomi, jo rrallë edhe si mjet pagese, mbetet një nga burimet e rëndësishme të rrezikut financiar dhe ndikon në uljen e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare. Për këtë arsye, të pranishmit diskutuan rreth nevojës dhe mundësive që masat për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare, aktualisht të përqendruara në sektorin bankar, të shtrihen në mënyrë të kujdesshme edhe në sektorët realë të ekonomisë. Për këtë qëllim, të pranishmit u angazhuan për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili mund të mbështetet edhe me ekspertizë nga institucionet financiare ndërkombëtare“, u tha në mbledhje.

SHKARKO APP