Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve, rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike

Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e skemës së pensioneve, ndërsa kërkon që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Europian.

Kështu deklaroi sot, zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025. Ajo thekson se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.

Minxhozi tha se, “zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t’a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?