Bankat krijojnë radhë, pagesat e faturave dhe të kësteve sjellin dyndje në sportele

Ndalim qarkullimi për këmbësorët ka reduktuar dhe shërbimet e bankave apo të pagesave të faturave.

Madje duke krijuar shpesh dhe radhë dhe mungesë të ruajtjes së distancës së duhur për parandalimin e koronavirusit.

Oraret e reja te funksionimit te bankave kane sjell te madh qytetaresh të cilët presin te marrin shërbim.

“Ka katër orë dhe vetëm 4 veta janë futur.”

“Shumë frikë kam, po duhet të marr lekët nga fëmijët se nuk kam rrogë.”
Prej orës 6 e deri pak pas orës 10 rrugët dhe hapësira përpara pikave të shërbimeve nuk mungojnë grumbullimet, qoftë për të paguar energjinë elektrike dhe ujin, qoftë edhe për rimbushjen e celularit.

“Për ujë dhe drita.”

“Unë duhet ta çoj se kam një ankand.”

Por ka edhe biznese që shërbimin e ofrojnë në orarin e ndaluar.

Thuajse te gjitha bizneset ne Tirane ose janë mbyllur ose i janë përshtatur orarit kur lejohet lëvizja e qytetareve.

Në një pjesë të bizneseve që ofrohet shërbimi i domosdoshëm si furrat e bukës apo farmacitë qytetarët nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme, atyre u shërbehet nga sporteli.

SHKARKO APP