Bankers, këto janë paga.Deri në 100 milion lekë në muaj!

 

 

Një bordero e kompanisë Bankers Petroleum, nga e cila mësohen shifra të jashtëzakonshme, del nga gazeta Dita.Në kompaninë me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi 10 milionë (të vjetra) në muaj.

Brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 15, 20, 30 e më shumë milionë lekë në muaj (!).Nga këta 70 persona, vetëm 2 janë shqiptarë.Ndërkohë, 20 drejtues të kompanisë kanë pagë mbi 50 milionë lekë (të vjetra) në muaj (!).Kurse 3 drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 100 milionë lekëve në muaj (!)

Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë kanë paga mbi 10 milionë lekë të vjetra në muaj.

Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers! Këta të superpaguar figurojnë në bordero si “supervizorë” dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë që punojnë në Shqipëri.

Dhe nuk mbaron këtu.

Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në bussines class. Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në 1 deri në 3 muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë.

Vetëm zëri në buxhet për badigardë është 3 milionë USD në vit! Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajë taksa nëse të gjitha fitimet i investon.Dhe kompania ka gjetur (ndër të tjera) një goxha mënyrë për të “investuar” për naftën shqiptare: paguan paga të tilla, gjysma e të cilave ia kalojnë edhe pagës së Presidentit të SHBA-ve.

Para disa vitesh, plasi skandali i rrogës së drejtorit të CEZ-it që merrte 66 mijë euro në muaj (!). Po ai ishte vetëm një.

Rekordin tashmë e mban Bankers Petroleum, kompania që u fut në Shqipëri në vitin 2004 pas një kontrate me qeverinë Nano që u vijua nga qeveria Berisha dhe vijon ende sot.

Nëse keto shifra rezultojne te verteta kjo eshte skandaloze dhe duhet nje ore e me pare tatimet te futen brenda per t'ua zbritur si shpenzime e per t'ua kaluar  keto shifra ti paguajne nga xhepi.

SHKARKO APP