Bankers mposht tatimet shqiptare në arbitrazh

 

 

Gjykata e Arbitrazhit e përbërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) ka lëshuar një masë sigurimi për Drejtorinë e Tatimeve shqiptare për të hequr pezullimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers Petroleum Ltd, si dhe për të mbrojtur shoqërinë ndaj zbatimit të vlerësimit të shpallur më parë për tatimin mbi fitimin në Shqipëri.

Kjo masë sigurimi do të mbetet në fuqi deri në momentin që Gjykata e Arbitrazhit të vendosë ndryshe. Pas këtij vendimi, Bankers do të paraqesë një kërkesë për një masë sigurimi afatgjatë që do të dëgjohet nga Gjykata e Abritrazhit e ICC-së në javët e ardhshme. Bankers do të vazhdojë aktivitetin si zakonisht në Shqipëri.

Masa e sigurisë e ICC-së mbështet trajtimin e pavarur të procesit në përputhje me parimet e zbatueshme ndërkombëtare. Procesi i auditimit ndërkombëtar për kostot e rikuperueshme nga pala e tretë vazhdon në përputhje me Termat e Referencës të nënshkruara 25 shtator 2015 me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Bazuar në marrëdhënien tonë të fortë njëmbëdhjetë vjeçare me Qeverinë Shqiptare, si investitori i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh në Shqipëri, ne presim bashkëpunim të plotë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të ICC-së dhe procesin e auditimit mbi kostot e rikuperueshme nga pala e tretë ndërkombëtare.

Më 19 nëntor 2015, Bankers ka marrë njoftimin se Drejtoria e Tatimeve shqiptare ka pezulluar përdorimin e llogarive bankare shqiptare të shoqërisë në një përpjekje për të mbledhur një shumë prej 75 Milionë dollarë, e rritur nga vlerësimi i mëparshëm i deklaruar prej 57 Milionë Dollarësh për shkak të interesave dhe gjobave të përllogaritura. Bankers nuk mban vlera të konsiderueshme në llogaritë bankare shqiptare, dhe ky pezullim pritet të hiqet menjëherë. Bankers do të përditësojë rregullisht tregun ndërkombëtar ndërkohë që procesi i auditimit nga pala e tretë dhe proceset në Gjykatën e Arbitrazhit të ICC-së vazhdojnë.

 

SHKARKO APP