“Bankers Petrolium”, tashmë nën akuzë edhe për avazion

Prokuroria e Fierit ka nisur hetime ndaj kompanisë “Bankers Petrolium”, jo vetëm mbi shkeljet në zonën e Marinëz ku shpërthyen disa puse nafte, por edhe për evazion dhe fshehje të ardhurash. Pranë organit të akuzës ka mbërritur dosja me të dhëna tatimore, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar hetimi për pasojat e shpërthimit në Marinëz.

Hetimit të Prokurorisë së Fierit ndaj kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” i shtohet edhe dyshimi për evazion fiskal. Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se dosja me të dhëna  tatimore ka mbërritur në prokurori dhe do të shqyrtohet nga ekspertë kontabël. Të dhënat i janë dorëzuar nga Drejtoria e Tatimeve organit të Prokurorisë pas kërkesës së këtij të fundit. Mbi dyshimet për fshehje të ardhurash nga kjo kompani, Prokuroria ka marrë në pyetje deri tani 5 përfaqësues të larte të kompanisë.

SHKARKO APP