Banorët bllokojnë aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Banorët e Krastës bllokuan mëngjesin e sotëm aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka ndaluar atyre daljen në këtë rrugë, për shkak të rrezikshmërisë. Sipas banorëve, askush nuk i ka lajmëruar për këtë bllokim. Ata pranojnë rrezikun që paraqet rruga dhe kalimi në të, por sipas tyre nuk është kjo zgjidhja.

Qytetarët e lagjes “Emin Matraxhiu” kërkojnë mbikalim në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë qytetarëve të Krastës iu duhet të ndjekin një rrugë devijuese, që do t’u merrte shumë kohë sidomos për këmbësorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?