Banorët bllokojnë rrugën e Rinasit, gratë ulen në tokë. Kundërshtojnë Policinë

Këtë të dielë, disa prej protestueseve të moshuara në Bërxullë kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave në Rinas.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre.

SHKARKO APP