Banorët ”dëbojnë” Ramën nga Klosi: Pse vjen me helikopter ky? (VIDEO)
Turi i “Llogaridhënies për qytetarët” i kreut të qeverisë në qarkun e Dibrës, nisi me protesta dhe duket se do të mbyllet po ashtu. Pas protestës së mijëra qytetarëve në Peshkopi, edhe në Klos kryeministri është pritur me protesta. Por sot Edi Rama u surpriza, kur pa sesi mazhoranca e tij u forcua sa hap e mbyll sytë, duke u shtuar me dy deputete të reja të PDIU-së.
Në videot e publikuara nga qytetarët, shihet sesi ata komunikojnë paqesisht me policët, e dërguar aty për të vënë rendin dhe qetësinë. “Jo jo, mos rrini para nesh”,-dëgjohet zëri i një tjetër protestuesi. “E ka bërë Sali Berisha, asfaltin, jo ai” duke nënkuptuar Ramën.
”Ju lutem, dilni andej”, dëgjohet zëri i një polici. ”Jo me gjujt, nuk kemi ardhur me gjujt”, shprehet qytetari që filmon skenën, për të zbutur qëndrimin e një protestuesi tjetër. ”Respekt të plotë për Policinë e Shtetit. Ju detyrën tuaj, ne tonën”.
Eskorta e Kryeministrit duket se po i afrohet rrugës, qytetarja në video shprehet: ”Vjen Basha me një makinë, o vëlla, nuk ka nevojë për këto. Ishte Sali Berisha kryeministër dhe nuk vinte me eskorta, me helikoptera…Pse vjen me helikopter ky?! A i dhemb shpina?! Përgjigje plot humor vijnë nga protestuesit: “Jo po e vrasin…Kalon rrugët e këqia, se nuk kalohen. Bëhet me veshka ai”.
KOHA JONË SONDAZH

