Banorët e Astirit-efektives Nuka: Liro Danielin

Tërheqja e denoncimit ndaj 18-vjeçarit që hodhi kapsollën në protestën e 22 nëntorit ka qenë në qendër të protestës së banorëve të Astirit. Në ditën e 74-tër ata i kanë kërkuar efektives Ina Nuka, e cila u dëmtua në gishta, të falë të riun. “Nuk mund të trembin as Danielin që e mbajnë prapa hekurave dhe për të cilin po kërkojmë përditë që të lirohet. I bëjmë thirrje polices të tregohet që është qytetare e këtij vendi dhe të mos mbajë pas hekurave një student të pafajshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?