Banorët e Astirit “i vënë flakën” Unazës së Re, djegin goma
Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre të pa ndërprerë as edhe natën e ndërrimit të viteve, ndërsa sot kanë prekur ditën e 60-të të saj.
Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti, kanë bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.
Ata kanë zgjedhur të protestojnë me djegie gomash mbrëmjen e sotme. Si çdo pasdite ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re, duke kërkuar anulimin e projektit për Unazën e Madhe.
Zona u mbulua nga tymi dhe flaka nga djegia e gomave teksa në mbështetje të tyre ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

