Banorët e Unazës së re në protesta dhe për Vit të Ri, hedhin fishekzjarre

Banorët e Unazës së Re janë sërish në protestë edhe sot. Megjithatë ata sot kanë protestuar ndryshe, si simbolikë të natës së ndërrimit të viteve, kanë marrë një pemë të Vitit të Ri dhe e kanë vendosur në mes të rrugës.

Banorët kanë dy muaj që protestojnë kundër projektit që ka planifikuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit ose dëmshpërblim 100 % të pronave të tyre në vlerën e tregut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e 58 të protestës, ata  vazhdojnë me thirrjet se e duan Shqipërinë pa kryeministrin Edi Rama. Në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Balliut, sot e gjithë Shqipëria është në protesta për shkak të keqqeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?