Banorët e Bërxullës: Do protestojmë para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu

Këtë të dielë, banorët e Bërxullës dolën në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Për këtë ata pohuan se do të protestojnë para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

 

SHKARKO APP