Banorët e Durrësit ende pa strehim: Po na sorollatin
Banorët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë gjetur ende një zgjidhje se ku do të strehohen.
Edhe pse kanë marrë vërtetim për t’u strehuar ata ankohen se po sorollaten.
Banore: “Rrimë jashtë, në makinë. Kemi ardhur tek bashkia. Dëgjojmë Edi Ramën që thotë se do siguroheni të gjithë, këtu na përcjellin. Mbajnë emrat dhe numrin e telefonit e akoma jashtë. Bashkia ka thënë rrini jashtë, kur të telefonojmë ne do të vish.”
/Ora News