Banorët e fshatit përleshen me policinë për ujin, lëndohet rëndë njëri prej tyre (VIDEO)

Banorët e fshatit Lumas, në Kuçovë për të disatën herë janë ngritur në protestë për të ruajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Ata shpreshen se projekti i Bashkisë Kuçovë, për ta shndërruar në ujësjellës për të furnizuar fshatra të tjerë, është bërë pa praninë e banorëve.

Banorët theksojnë se për këtë arsye, tani atyre nuk u lejohet të marri ujë në këtë burim, edhe pse është i vetmi në zonën e tyre.

Sot ata kanë penguar mjetet e kompanisë për të vijuar me punimet ndërsa janë përleshur edhe me policinë. Si pasojë, njëri prej banorëve është lënduar rëndë dhe është nisur për në spital. Të tjerët kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë.

SHKARKO APP