“Banorët e fshatit Pojan në Maliq pa ujë të pijshëm”, LSI: SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka vijuar me vizitat në Maliq dhe këtë herë është ndalur në fshatin Pojan.
Ai ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në këtë fshat, duke e quajtur një fatkeqësi së si në vitin 2020 banorët e fshatit Pojan përballen me probleme të tilla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Gëzim Topçiut por edhe zyrtareve të tjerë të bashkisë Maliq për abuzimet marramendëse si dhe për presionin që bëjnë me ndihmën ekonomike.
“Ne Pojan te Maliqit.
Fatkeqesi se si ne vitin 2020 banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem.
Banoret nuk po perdorin me traktoret apo mjetet e tjera per transportin e produkteve bujqesore por per transportin e ujit te pijshem. Keqmenaxhimi i bashkise Maliq nga nje Kryetar bashkie ne hije, i pazgjedhur por i emeruar nga ky sekt famekeq qe ka marre peng vendin, do te marri goditjen e merituar me 25 Prill.
SPAK duhet te nise hetimet ndaj Gezim Topçiut por edhe zyrtareve te tjere te bashkise Maliq per abuzimet marramendese si dhe per presionin qe bejne me ndihmen ekonomike.
Pas 25 Prillit nuk do kete me Rilindje qe “trimeron” keto “trima” sesi te abuzojne dhe rrenojne qytetaret.
Me 25 prill do te kete qytetare qe kerkojne llogari dhe kerkojne ndeshkimin e ketyre gjakpiresa te pangopur”, shkruan Braimllari.