Banorët e fshatrave në Dropullin e Sipërm në protestë, 7 muaj pa transport publik
Mbi 7 muaj nuk kanë transport, ndaj këtë të shtunë banorët e 15 fshatrave në Dropullin e Sipërm kanë dalë në protestë.
Në fshatra nuk ka asnjë shërbim dhe detyrohen të shkojnë në Gjirokastër, por për këtë duhen mjete që tashmë mungojnë
Banori:Kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur në asnjë sistem që unë kam jetuar në Shqipëri. Duhet të komunikojmë me qendrën, të vizitohemi, të marrim barna, të marrim diccka që kemi envbojë.
Banorja: Duam ilaçe, farmaci nuk kemi, doktor nuk kemi.
Në mungesë të transportit, ata thonë se kostoja e taksisë është e papërballueshme.
Banorja: Ne duam 50 mijë lekë që të shkojmë në Gjirokastër. Jemi njerëz me probleme
Banori: Marrim taksi, paguajmë 30-40 mijë lekë, me pensione 100 mijë lekë të vjetra.
Banorja: Unë që jam 80 vjeçe, me çfarë të vete te doktori, kam një plakë në shtëpi, sëmurë.
Për ta ky është diskriminim
Banori: Kjo që ndodh është turp. Se nesër qeveria do kërkojë votimet, nga do marrë? Pse nga minoritarët të veçohen edhe nga shqiptarët do marrin. Pse vijnë këtu dhe kërkojnë? Minoritarët dhe shqiptarët bën gabim qeveria
Operatorët që e kanë ofruar shërbimin e transportit me furgonë thonë se gjithçka ka ardhur prej burokracive. Kjo pasi Task Forca Rrugore u ka pamundësuar atyre lëvizjen e lirë për shkak të dokumenteve që kërkojnë.