Banorët e ish-konviktit në Laç mbeten pa bonus qiraje

Pasi u nxorr nga hoteli ku qëndroi i strehuar për rreth dy muaj pas tërmetit, Emiljan Nikolli është rikthyer në banesën e shpallur të rrezikshme tek ish konviktet në qytetin e Laçit.

30 vjecari që jeton i vetëm nuk e ka përfituar bonusin e qirasë, për shkak se nuk ka dokumente për shtëpinë që disa vite më parë e bleu vetëm me një akt noterial.

”S’kemi letra, ska asnjeri, vetëm unë. Ja kemi blerë dikujt, ai nuk jeton më”, thotë Nikolli.

Në këtë situatë janë dhjetra familje tek ish-konviktet në Laç, të cilet nuk kanë dokumenta për banesat e tyre dhe po penalizohen.

”Ai që më ka çu në Lezhë në hotel të më gjejë vend ku të rri, të rri brenda dhe jo jashtë, prandaj jam kthyer këtu. Kam aplikuar po deri tani nuk kam marrë gjë”, shprehen disa nga banorët.

Në këto kushte banorët e vendosur tek ish-konviktet në Laç, rrezikojnë të mos përfitojnë as nga programet e rindërtimit, pasi ende nuk ka asnjë vendim që i favorizon ato.

/Ora News

 

SHKARKO APP