Banorët e Malësisë së Madhe presin që ta takojnë, Rama edhe pse pa maskë: S’ia jap dorën njeriu

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një inspektimi në kantierin e ndërtimit të Ujësjellësit të ri në Malësinë së Madhe, që do të furnizojë zonën 24 orë me ujë të pijshëm, nuk ka nguruar që të këshillojë banorët që të kenë kujdes nga COVID-19.

Teksa disa qytetarë i kanë kërkuar Ramës që të takohen me të, ky i fundit i ka thënë se nuk i jepte dorën askujt, edhe pse ai vetë, ministrja Belinda Balluku dhe deputeti Paulin Stërkaj shfaqen pa maska.

PJESË NGA BISEDA

Rama: Ore do e mbani distancën ju, apo mendoni se COVID-i si kap malësorët. Ore s’ta jap dorën unë ty dhe askujt tjetër. Zoti thotë; “Ruju, të të ruaj”.

Një prej banorëve: Ju uroj shëndet, e më shumë disiplinë e rregull.

Rama: Po. Por është dhe e vështirë. Se ti i ke fëmijët në shtëpi, ti i paguan dhe telefonin, ata rrinë tërë ditën në ‘Facebook’. Juve do ju vijë uji deri në fund të nëntorit. Do keni ujë. Ose do e marrim Paulinin, dhe do e fusim në ujë. Ky tha në qershor do ishte gati. Por ne thamë në nëntor, se ka dhe protesta për të bërë ky.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2763387090431546/

 

SHKARKO APP