Banorët e Matit nuk kanë rrugë

Banorët e lagjes “Dardhë” në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit vuajnë për 300 metra rrugë. Kjo zonë ndodhet pranë rrugës nacionale Klos – Burrel, por banorët duhet të udhëtojnë gjatë për të dalë në këtë aks. Problematika më e madhe është transportimi në treg i prodhimeve bujqësore ndërsa përveç rrugës, banorët vuajnë edhe mungesën e ujit për vaditje.

”Qysh ka kthy sistemi nuk ka vu kush dorë asnjëherë, për 300 metra rrugë ne i bëj 10 kilometra për të gjitha prodhimet e buqësis dhe për mbetjet organike që e çoj në toka” thote nje banor.

Uji për të vaditur të mbjellat është mbuluar me shpenzimet tona askush nuk ka vënë dorë për këtë gjë” shtoi një banor tjetër

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët i bëjnë apel bashkisë Klos që të marrë masa për të investuar në këtë rrugë  e cila është kthyer në një pengesë të përditshme për jetesën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?