Banorët e pallatit që u përfshi nga flakët: Djali ishte agresiv, mbrëmë bënë sherr

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Astir, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një apartament, një grua është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.

Sipas dëshmisë së banorëve të pallatit, dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi djali i viktimës, Klodjan Osmenaj ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai bënte shpesh herë sjellje agresive.

Sipas tyre, mbrëmjen e kaluar në këtë shtëpi janë dëgjuar debate me zë të lartë. Bezat raporton se ka dyshime që zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht nga i biri i Hava Osmenaj, viktimës, 36-vjeçari, pasi thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?