Banorët e pëmbytur në Durrës tentojnë të futen në bashki: Do të vetëvritemi

U desh vetëm një ditë me shi dhe shumë zona në Shqipëri janë përmbytur, por situata paraqitet më e agravuar në njësinë Administrative Katund i Ri, Durrës.

Banorët nga Katundi i Ri kanë protestuar sot para Bashkisë Durrës, teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda godinës për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Ata shprehen se shtëpitë dhe tokat e tyre bujqësore gjenden nën ujë dhe përmbytjet kanë ardhur si pasojë e hapjes së rezervuarit pas shirave dhe kjo nuk është hera e parë që përmbyten, por e disata vetëm për këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dëshpëruar për zgjidhje, banorët nga Katundi i Ri kërcënojnë se do të vetëvriten nëse problemi i tyre nuk shihet me përparësi nga Bashkia, e cila deri tani nuk u ka dhënë asnjë dëmshpërblim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?