Banorët e Postribës në protestë: Jemi në rrezik

Këtë të shtunë, banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë, pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjitha burimet natyrore duke vështirësuar jetesën në këtë zonë. Ata i kanë bërë shkresa të gjitha institucioneve deri te kryeministri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Banorët shprehen se gurorja punon mbi ujësjellësin e Postribës dhe ata pinë ujë të ndotur që prej nisjes së punimeve. ”Është prishur jetesa me anë të kësaj guroreje. Të gjithë kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët. I bëjmë thirrje instancave që ne mos të bëhemi viktima. Presim përgjigje ose do të reagojmë vetë, pasi janë në rrezik jetët tona”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?