Banorët e prekur nga tërmetet paralajmërojnë: Do vijmë të ngulemi në prefekturë

Banorët e prekur nga tërmetet e herë pas hershme gjatë dy ditëve të fundit kanë paralajmëruar ashpër prefektin e Qarkut të Korçës, Dhori Spirollarin lidhur me situatën në të cilën ndodhen pas shembjes së banesave të tyre.

“Nuk lodhemi se këto i marrim dhe i ngrejmë në prefekturë. Këto çadra kanë që në 80-të, do ti ngremë përpara prefekturës. Shpallni gjendjen e jashtëzakonshme”, tha njëri nga banorët.

Ndërkohë kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano është shprehur se nëse ata i ngren çadrat para prefekturës, do t’ju bashkohet atyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Banorët e prekur nga tërmetet debatojnë me prefektin: Do vijmë të ngulemi në prefekturë

Nga ana tjetër edhe ish-eputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar me disa nga banorët e prekur nga ku ka deklaruar se qeveria duhet të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë as të trajtohen për gjynah. Paguajnë ndaj shtetit çdo taksë dhe detyrim dhe kërkojnë nga shteti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, që të rindërtojnë banesat ose ti dëmshpërblejë. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që i keni përzënë edhe Spiropalin edhe Peleshin. Nuk ka vend për show, kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonsghme. E shohim të gjithë, kjo është një qeveri që nuk interesohet për njerëzit, shikoni ku i kanë futur njerëzit ndërkohë që ata janë duke ngrënë, pirë dhe duke kënduar me muzike kolonjare. Mos të vijnë për show dhe në kohë fushate elektorale”,tha Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?